Qytetarët me qëndrime të ndara për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

    Imunizimi me dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid19 për shumë qytetarë është e pranueshme si shpresë për stabilizimin e tërësishëm të situatës. Megjithatë për një pjesë tjetër doza e tretë nuk fare e arsyeshme, kur një pjesë e madhe e qytetarëve akoma nuk e kanë marrë dozën e parë.

    “ A do e merrni dozën e tretë të vaksinës? Jo”.

    “ Kam marrë dy vaksina, do ta marrim patjetër edhe të tretën nëse duhet”.

    “ Nuk e di, tani sa e kam marrë dozën e parë tani pres ta marr të dytën. Për të tretën nëse ka nevojë patjetër ta marrim”.

     “ Unë mora dy doza tani, ndërsa të tretën nuk mendoj ta marr. E kam kaluar virusin, I kam marrë dy doza, nuk ka nevojë”.

     “ Unë i kam marrë dy dozat. Patjetër ta marrim dhe dozën e tretë ë të mbrohemi nga virusi korona, ashtu thonë se krijon imunitet”.

    “ Patjetër. Kam marrë dy doza, do ta marr dhe të tretën kur të më vijë radha”.

     “ Unë kam marrë dy vaksina dhe deri tash jam super. Do e kisha pranuar dhe të tretën, pse jo? Patjetër të jetojmë. Nëse duam jetë dhe të mos vuajnë tjerët për shkakun tonë duhet të vaksinohemi patjetër”.

    Një ditë më parë Komisioni i imunizimit njoftoi se  doza e tretë e vaksinës mund të merret nga çdo qytetarë, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Deri më tani dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid në Maqedoninë e Veriut e kanë marrë 329 qytetarë, persona të cilët bëjnë pjesë në grupin e kategorive të rrezikuara. Deri më 2 tetor, me dy doza janë vaksinuar rreth 735.000 qytetarë. Vaksinimi kundër Kovid19 në vend ka filluar më 17 mars të këtij viti. Numri më i madh i vaksinave të aplikuara janë nga prodhuesi Pfizer, ku deri më 2 tetor janë dhënë 579.909 doza, ndërkaq e dyta sipas numrit të vaksinave të aplikuara është vaksina kineze Sinovak. Më pak doza të aplikuara në vend ka nga prodhuesi Rus, Sputnik V./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia, kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

    Lajmi i rradhës

    Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë