Qytetarët me qëndrime të ndara rreth masave kufizuese për të pavaksinuarit

    Pjesëmarrja në ngjarje masive vetëm me certifikatë vaksinimi për disa nga qytetarët e anketuar do të ishte masë shumë e qëlluar dhe e njëjta do të shërbente për stimulimin e atyre të cilët nuk duan të vaksinohen. Për disa të tjerë, një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet për aq kohë sa organizimi i dasmave është i lejuar në ambiente të mbyllura. Qytetarët e anketuar nga Alsat me mendime të ndara, rreth masës eventuale restriktive, e cila mund të hyjë në fuqi nga shtatori.

    “Unë mendoj se është masë e duhur. Duhet të jemi të përkushtuar për masat që ndërmerren nga institucionet shtetërore përkatëse dhe duhet t’i respektojmë”.

    “Unë jam e vaksinuar edhe atë me dy doza”.

    “Jo, unë them jo. Kemi pas nevojë për më shumë qendra vaksinimi. Nuk e ka bërë punën që ne gradualisht të gjithë qytetarët të hyjmë në atë grumbull që të kemi vaksinën. Sa për qind të vaksinuar ka? Numri është i vogël dhe për këtë gjë nuk jemi ne qytetarët fajtorë”.

    “Mbasi i kanë lejuar dasmat, nuk e di çfarë kuptimi ka kjo masë. Megjithatë e mbështes çdo ide të ministrit. As unë nuk jam vaksinuar por duhet të vaksinohem që t’i mbroj edhe të tjerët”.

    “Unë për veten time ja sot e mora vaksinën, dozën e dytë. Mendoj se duhet të gjithë ta marrin vaksinën”.

    Deri më tash janë vaksinuar rreth 430.000 qytetarë me një dozë, ndërkaq dy doza kanë pranuar rreth 250.000 të tjerë. Deri në mesnatë prindërit që duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre të moshës 12-16 duhet të paraqiten në faqen vakcinacija.mk. Vaksinimi i tyre nis nesër. Fëmijët vaksinohen vetëm me vaksinën Pfizer, sepse vetëm ajo momentalisht në udhëzuesin e saj ka rekomandim për imunizimin e kësaj kategorie të qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e BE-së lejon kompanitë të ndalojnë vendosjen e mbulesës në kokë

    Lajmi i rradhës

    A do të funksiononte java 4-ditore e punës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë