“Qytetarët më të interesuar për shoping se sa për imunizim”

    Moti me diell, ideale për shumë qytetarë për të shëtitur nëpër natyrë. Disa prej tyre zgjodhën të vizitojnë qendrat tregtare. Por shumë të paktë në numër ishin ata që iu drejtuan pikës së vaksinimit.

    “Me vendim të qeverisë në qendrat e mbyllura tregtare nuk kërkohen më certifikatat e vaksinimit. Këtu në qendrën më të madhe tregtare në Shkup, siç po e shihni me të madhe hynë e dalin qytetarët për të bërë shopping. Por, një krahun tim tjetër duket absurditeti që Ministria e Shëndetësisë bën fushatë për vaksinim, por interesimi është shumë i ulët për tu imunizuar.”

    Stafi u vullnetarëve shkon tu shpërndaj torbat me dezinfektues dhe afishe në hyrje, ngaqë askush nuk ofrohet ti merr ato te tendat. Disa thonë se ka kontradikta në vetë masat anti-kovid.

    “Nuk e di, unë për herë të parë vij këtu dhe për tjerët s’kam koment a për vete e di që vaksinimi ndihmon. Vaksina vetëm ta lehtëson rrugën për të tejkaluar kovidin.”

    “Shumë është kontradiktore në gjitha segmentet, si në pikat kufitare ashtu edhe në hapësirat ku brenda njerëzit marrin frymë, mendoj se duhet të kërkohen certifikatë e vaksinimit. Vërtetë është e çuditshme si duan njerëzit të hynë kudo dhe mos të duan të vaksinohen, si do bëjnë shopping! A në kufi kur hymë në hapësirë të jashtme mendoj se duhet ti heqin masat atje të lëvizini njerëzit lirshëm.”

    “Sot vendosa sepse e kam më afër shtëpisë duke iu falënderuar ekipeve mobile, të cilët na mundësuan që mos të shkojmë nëpër punkte tjera të ambulanteve.”

    Karvani i vaksinimit çdo ditë dislokohet në zona ku ka më pak të vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj jave në punktet mobile janë vaksinuar dhjetëra qytetarë në çdo lokacion. Të dielën, ambulancat e improvizuara në tenda me stafin mjekësor do të jenë në sheshin e Kumanovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kontesti RMV – Bullgari, Osmani: Nuk ka marrëveshje

    Lajmi i rradhës

    FAO: Rritja e çmimeve të ushqimeve do të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë