Qytetarët në pritje të bulevardit “Cvetan Dimov”

    Së fundmi s’ flitet aspak për zgjerimin e bulevardit “ Cvetan Dimov”. Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit.

    Nga kjo e fundit nuk na dhanë detaje se deri ku është procedura për shpronësimin e objekteve në bulevard dhe kur pritet të bëhet prezantimi i projektit, duke na “servuar” në pjatë të argjendtë Qytetin e Shkupit.

    “Projekti dhe buxhetimi për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” dhe gjitha fazat procedurale i takojnë Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit është në mbështetje dhe dispozicion të plotë për realizimin e këtij projekti që njëkohësisht paraqet edhe zgjidhjen shumëvjeçare të kaosit të komunikacionit në këtë rrugë”, thonë nga Komuna e Çairit.

    Nga Qyteti i Shkupit nuk na janë përgjigjur në pyetje tona rreth projektit apo shpronësimit. Një muaj pas deklaratës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, se banorët e Çairit do të befasohen me prezantimin e projektit për bulevardin “ Cvetan Dimov”, të njëjtët ende nuk janë befasuar.

    Ajo tha se para se të nisin punimet duhet të zgjidhen të gjitha çështjet pronësore, në mënyrë që realizimin në terren të mos zvarritet.

    “Mendoj se do t’u befasojmë shumë shpejt. Ai është projekt që po e përgatisim së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun. Punojmë në zgjidhjen paraprakisht të të gjitha çështjeve në lidhje me të drejtat juridike pronësore. Duhet që të parashikohen të gjitha situatat e papritura. Duhet të zgjidhet gjithçka që paraqet sfidë në vendngjarje, të zgjidhet, para se të fillohet me realizimin e projektit. “Cvetan Dimov” do të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse ashtu siç është premtuar”, u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Për zgjerimin e këtij bulevardi duhet të zgjidhen çështjet e shpronësimit me disa biznese, objektet e të cilave duhet të mënjanohen.

    Ata që vizituam kohë më parë na thanë se kanë dëgjuar se planifikohet zgjerimi me tre korsi i bulevardit, por thonë se njoftim zyrtar ende nuk kanë marrë.

    Qytetarët që anketuam në atë kohë ishin skeptik, disa nuk besonin se projekti i paralajmëruar do të realizohej, e disa mendonin se për realizimin e të njëjtit do të nevojiten vite.

    Sipas tyre ky qëndrim vjen nga fakti se rikonstruimi i bulevardit në fjalë është premtuar disa herë gjatë viteve të kaluara, por në terren nuk është bërë asgjë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: MPB do të garantojë siguri për qytetarët dhe deputetët

    Lajmi i rradhës

    I dyshimtë fakti që protokolli mbahet i fshehtë nga opinioni!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë