Qytetarët në RMV djegin gjithçka që u vjen në dorë

    Ngrohja e amvisërive është faktori kryesor që ndikon në ndotjen më të madhe të ajrit, i shoqëruar nga lëndët djegëse të makinave.

    Kështu ka konstatuar komisioni i shëndetësisë, në debatin mbikëqyrës mbi ndotjen e ajrit, që për të pestën ditë diskuton mbi efektet e ndotjes dhe masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

    “Konkluzioni i asaj dite për deputetët ishte se ndotja primare vjen si rezultat i ngrohjes së amvisërive. Edhe pse ndotësit sekondarë nuk janë të pavërejtur, por kryesisht primatin e mban ngrohja e amvisërive. Këto dëshmitarë të ndryshëm që vijnë nga sektorë të ndryshëm të shëndetësisë…që të gjithë thonë se nuk mund të dëshmohet se primati i efektit mbi shëndetit vjen vetëm nga ajri i ndotur, por se ajri i ndotur është faktor sekondar që ndikon në shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Rashella Mizrahi, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.

    Kryeministri Mickoski pajtohet se qytetarët djegin çfarë t’u vjen nga dora, kur vjen puna në ngrohjen e shtëpive të tyre, por i arsyeton se ata nuk kanë alternativa të tjera.

    Thotë se Qeveria një prej prioriteteve kyçe e ka sistemin e ngrohjes qendrore dhe shpreson që në disa vitet e ardhme amvisëritë të kenë mundësinë të kyçen në këtë sistem.

    Si një prej masave që është drejt fundit dhe shumë shpejt mund të realizohet, përmendi blerjen e 120 autobusëve elektrikë.

    “Ne si qeveri filluam dhe mendoj se tashmë jemi në fazë përfundimtare, përmes ministrisë së transportit publikojmë prokurime publike, ku do të blihen 120 autobusë elektrik. Diçka që mendoj se është shumë me rëndësi jo vetëm për kryeqytetin por edhe për komunat e tjera që kanë transport publik të organizuar dhe në korniza të atij proporcioni do të jenë si donacion i Qeverisë ndaj komunave. Me infrastrukturë të plotë, mbushës të autobusëve”, u shpreh Hristijan Micskoski, Kryeministër.

    Sa i përket problemit me pluhurin ndërtimorë, Mickoski u bëri thirrje kompanive ndërtimore të rrisin disiplinën e tyre gjatë punimeve, ndërsa i inkurajoi qytetarët që të bëjnë denoncime nëse vlerësojnë për sjellje devijante. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Stacioni për ujërat e zeza në Shkup, vetëm në letra – ku ngeci ndërtimi?

    Lajmi i rradhës

    Murtezani: RMV po zbaton reformat 2024–2027 me mbështetje nga BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë