Pavarësia, shqiptarët u anashkaluan nga vendimmarrja

    Shtypja e të drejtave dhe aspiratave të shqiptarëve, të ndrydhura që nga regjimi komunist, vazhdoi me të njëjtën tendencë në Maqedoni edhe pas ndarjes nga Jugosllavia. Madje me pavarësinë e Maqedonisë dhe me kushtetutën e re, shqiptarët humbën edhe ato të drejta që i gëzonin nga kushtetuta e vitit 1974.

    Kushtetuta e vitit 1991, sikurse u theksua më sipër, i la shqiptarët me statusin e nacionalitetitpavarësisht se përqindja e tyre i bënte ata faktor shtet-formues. Mosnjohja e këtij elementi, mos njohja e të drejtës së gjuhës, ajo e arsimimit shqip në nivel universitar, mosnjohja e përdorimit të simboleve që janë thelbësore në identitetin e njeriut dhe kombit, si dhe shkelje të tjera, u mohonin shqiptarëve të drejtën si qytetarë të barabartë të të njëjtit vend. Represioni i shtetit maqedonas i cili u shtua pas çdo forme proteste dhe shprehje revolte nga ana e komunitetit shqiptar, por edhe pas çdo bojkoti politik të proceseve nga partitë shqiptare, e ashpërsonte akoma më shumë qasjen e shqiptarëve te shteti dhe anasjelltas.

    Profesori Xhelal Zejneli thotë se anashkalimi i shqiptarëve në formimin e shtetit, ishte gabim i faktorit politik maqedonas të asaj periudhe.

     “Faktori politik shqiptar, në përputhje me sugjerimet e Uashingtonit dhe të Brukselit vazhduan të artikulojnë, përpilojnë dhe imponojnë kërkesat e tyre në rrugën politike dhe demokratike duke vepruar në Kuvendin e Maqedonisë për të ruajtur qëndrueshmërinë e këtij shteti dhe të rajonit për arsye se ishte edhe problem i Kosovës i pazgjidhur në atë kohë, shqiptarët u bënë edhe pjesë e Qeverisë, jo për qëllime karrieriste por për hirë të qëndrueshmërisë së këtij vendi.”- deklaroiu Xhelal Zejneli, profesor.

    Shqiptarët thotë si, 30 vjet më vonë, gëzojnë më shumë të drejta për të cilat nuk kujdesen t’i zbatojnë.

     “Disa të drejta, ne vetë nuk i realizojmë. Ligji na i mundëson dhe ne vetë nuk i realizojmë. Këtu është problemi. Po ta marrim çështjen e gjuhës shqipe, në shumë institucione që qeverisen prej ministrave maqedonas e ke dygjuhësinë kurse për paradoks, i ke disa institucione, përfshirë edhe pushtetin vendor, ku shumica absolute janë shqiptar, dhe vetë shqiptarët nuk e respektojnë. Fajin në disa raste duhet ta kërkojmë edhe në vetvete.”- pohoi Xhelal Zejneli, profesor.

    Historia njeh disa zhvillime represioni, konfliktesh dhe përplasjesh ndëretnike, që kulmuan në periudhën kur pushteti drejtohej nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Tensionet në Kalanë e Shkupit nisën kur një grup shqiptarësh deshi ta rrëzonte konstruktin e hekurt të një kishe të cilën autoritetet kishin nisur ta ndërtojnë në mungesë transparence. Nxitja e përplasjeve ndëretnike dhe ndërfetare vazhdonte në Karnevalin tradicional të Vevçanit, për disa vite me radhë. Terrenet sportive u shndërruan në arenë ku bëheshin thirrje “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” kurse autobusët që shpesh transportonin nxënësit nuk ishin më të sigurtë për shkak të dhunës në baza etnike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zyrtare, Kamavinga te Reali me numrin 25

    Lajmi i rradhës

    Asnjë grua në tre pozitat kyçe të shtetit, 30 vjet pavarësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë