Qytetarët në RMV s’e ndjejnë shtrenjtimin e cigareve

    “Lajm i keq për duhanpirësit. Nga dje janë shtrenjtuar çmimet e cigareve për 10 denarë, domethënë personat që konsumojnë një pako cigare në ditë, do të paguajnë për 300 denarë më shumë në muaj”, raporton TV21.

    Qytetarët thonë se 10 denarë nuk ju bën problem për xhepin që të vazhdojnë e të konsumojnë duhan, nga ana tjetër ata që nuk pinë duhan kërkojnë që të shtrenjtohen edhe më shumë cigaret.

    Pronarët e dyqaneve thonë se qytetarët vazhdojnë të blejnë njëjtë cigare.

    Cigaret në shitjet me pakicë janë rritur në çmim me 10 denarë duke filluar nga 29 shtatori. Pyetëm në Ministrinë e Financave se a është kjo për shkak të rritjes së akcizave, por prej atje ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    Lajmi Paraprak

    Rreziqet e të lënit AI-në të planifikojë udhëtimin tuaj

    Lajmi i rradhës

    Kushti i “traditës” penalizon festivalet shqiptare, reagon Skena e Muzikës Serioze Shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë