“Qytetarët nuk kanë besim të lartë tek institucionet e RMV-së”

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    40% e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se demokracia është e rëndësishme për zgjidhjen e krizave siç është pandemia me COVID-19. Sa i përket prioritetit më të rëndësishëm të vendit, 60% e të anketuarve janë përgjigjur se zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm, ndërsa 22% janë përgjigjur për anëtarësim në BE, 9% përforcimi i demokracisë, ndërsa anëtarësimi në NATO me 5%.

    Këtë e thonë rezultatet e hulumtimit “BE, akterët e jashtëm dhe besimi: Perspektiva e Maqedonisë së Veriut”, i Fondit europian për Ballkan Perëndimor i prezantuar sot në Shkup.

    Sipas hulumtimit, dallimi është i madh me prioritetet e BE-së ku sundon mendimi sundimi i së drejtës dhe demokracisë.

    Në pyetjen nëse demokracia është e rëndësishme për zgjidhjen e krizave siç është pandemia, 31% janë përgjigjur “po”, 15% nuk dinë, ndërsa 14$ janë përgjigjur “jo, udhëheqësitë autoritare më së miri zgjedhin kriza”.

    Hulumtimi tregon se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim të lartë në institucionet, ndërsa 68% prej tyre janë përgjigjur se më së pakti i besojnë politikanëve, 59% nuk i besojnë qeverisë, 58% nuk kanë besim në gjyqësi, 44% nuk kanë besim te organizatat joqeveritare, 39% te presidenti, 38% te organizatat ndërkombëtare, në polici 33%, në institucionet rajonale 28%, në ushtri 17% dhe te punonjësit mjekësor 11%.

    Po asht 44% e qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi në BE është opsioni më i mirë, ndërsa 68% mendojnë pozitiv për mbështetjen nga NATO.

    Në pyetjen se cili shtet ka ndikim pozitiv (politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor), 49% prej tyre mendojnë ndikimi më pozitiv vjen nga Turqia, 37% nga Rusia, 36% nga SHBA-të, 34% nga Banka Botërore dhe 30% nga Kina.

    Për ndikim negativ të anketuarit janë përgjigjur 24% SHBA-m 22% Kina, Rusia 21%, Banka Botërore 17 dhe Turqia 10%.

    Hulumtimi është zbatuar nga Ipsos dhe është realizuar në të gjitha vendet e rajonit me fokus tre tema kyçe, besimi, aktorët e jashtëm dhe BE. Ky hulumtim u zbatua në Maqedoni në gusht të këtij viti me 1.100 të anketuar.

    Lajmi Paraprak

    Psikologjia kontribuon në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme

    Lajmi i rradhës

    A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë