Psikologjia kontribuon në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme

    Gazetare | Sumeja H. Jakupi

    Sot në Gostivar u hap qendra për psikologji “Persona”, edhe pse funksionin e saj e ka filluar që në muajin korrik të këtij viti, ajo sot u hap edhe zyrtarisht nga stafi i qendrës. Gjithësej do të jenë pesë psikologe të certifikuara dhe me përvojë disa vjeçare në fushën e psikologjisë, si Zana Miftari Reka, Blerita Mustafai Mazllami, Melihat Fejzuli, Milihate Saliji Adili, Slagjana Angjellkoska. Qendra “Persona” është e vetmja e këtij lloji në qytetin e Gostivarit e cila ofron ndihmë psikologjike, këshillime dhe terapi grupore ose individuale dhe funksionon me model multietnik, pra shërbimet jepen në disa gjuhë, njofton Nistori.

    Zana Miftari Reka fjalimin e saj e nisi duke falenderuar të pranishmit. Reka thekson se njohuritë, shkathtësitë profesionale nga fusha e psikologjisë do të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të shëndetshme, efikase dhe të avancuar.

    “Qendra për psikologji “Persona” është një qendër goxha e re, e themeluar në korrik të këtij viti, në një periudhë të ndërlikuar dhe sfiduese të pandemisë Covid-19. Por kjo vështirësi asesi nuk ndikoi në qëllimin tonë që me këmbëngulje ta realizojmë këtë ditë të hapur. Jemi një grup e vogël psikologësh, gjegjësisht pesë vetave dhe vendosëm që t’i bashkojmë fuqitë tona, për të ofruar përkrahje dhe për të bërë më të mirën për shoqërinë në të cilën jetojmë. Kur themi bashkimi i fuqive, nënkuptojmë bashkimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive profesionale nga fushat e ndryshme të psikologjisë për të dhënë kontribut në krijimin e një shoqërie të shëndetshme, efikase dhe të avancuar. Ne si shoqatë kemi qëllime të shumta, duke nisur fillimisht nga vetëdijësimi i shoqërisë sonë për nevojën e ndihmës dhe ndërhyrjes psikologjike, ofrimin i këshillimeve dhe psikoterapisë individuale dhe grupore, edukimin i psikologëve të rinj në fusha të ndryshme të psikologjisë, organizimi i trajnimeve dhe punëtorive të ndryshme.” – deklaron Zana Miftari Reka.

    Qendrën “Persona” gjithashtu e përfaqëson edhe psikologja Blerita Mustafai Mazllami, e cila bëri të ditur se të gjitha seancat për fëmijët që vijnë nga familje me rrezik social dhe që kanë përjetuar humbje të një njeriut të dashur të tyre nga pandemia apo ndonjë faktorë tjetër do të sigurohen falas nga psikolog të trajnuar.

    “Kemi një projekt që do të mbështesë fëmijët që rrjedhin nga familjet në nevojë dhe atyre do të ju ofrojmë ndihmë psikologjike, mbështetje psikologjike falas mbështetje të cilën do të mund ta marrin në hapësirat e zyrës sonë. Projketi do të zgjasë tre muaj dhe të gjithë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi.” – potencoi Blerita Mustafai Mazllami.

    Bashkimi bën fuqinë u përmend nga Miftari Reka duke e dëshmuar atë që prej disa muajsh bashkë me koleget e saj dhe iniciativa për hapjen e një qendre psikologjike është që të rrisë vetëdijësimin e popullatës për mirëmbajtjen dhe kujdesin për shëndetin mendor të fëmijëve, por edhe shoqërisë në përgjithësi. Të shkosh te psikologu nuk është TABU por nevojë për mbështetje. /Nistori/

    *Artikulli është i sponsorizuar nga Qendra për psikologji “Persona”

    Lajmi Paraprak

    A do të lëvizë më shpejt Bashkimi Europian?

    Lajmi i rradhës

    “Qytetarët nuk kanë besim të lartë tek institucionet e RMV-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë