Qytetarët presin jetë më të mirë pas zgjedhjeve

    Foto: Nistori

    Qytetarët pas zgjedhjeve presin më shumë punë dhe përkushtim. Në anketën e TV21 në Kërçovë, pamë se kishte qytetarë optimist se do të bëhet më mirë, por kishte edhe pesimist të cilët thonë se gjërat do të mbeten njësoj pavarësisht kush vjen në krye të komunës.

    “Nga këto zgjedhje presim gjithçka më të mirë, se do të jetë çdo gjë më mirë, për popullin për qytetarët, për rrethin dhe për qytetin”.

    “Ne presim shumë të ndërtohet spitali, qentë endacak po të ketë mundësi edhe ata të mblidhen diku, presim shumë gjëra”.

    “Këtu puna do të jetë shumë keq nuk është çudi të fitoj VMRO-ja edhe ajo pritet, mendojmë ashtu sepse shumë e kanë vjedhur shtetin, Kërçovën shumë e kanë vjedh”.

    “Ashtu siç ka qenë, njëjte, mund të bëhet edhe më keq”.

    Sa i takon paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike pas vitit të ri si dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore deri në fund të këtij viti, shumica nga banorët janë të mendimit se nuk do të mund të mbijetojnë më këtë standard dhe me këto rroga.

    “Mendoj se është normale, sepse çdo vit populli do të mundohet do të sjellë të ardhura”.

    “Është problem, problem i madh sepse ka banorë të cilët jetojnë në varfëri të madhe”.

    “Njerëzit këtu nuk kanë papunësia është e madhe njerëzit nuk kanë çfarë të bëjnë nuk kanë punë dhe do të ikin jashtë”.

    “Nuk do të mund të mbijetojnë qytetarët, si do të mbijetojnë me 200 ose 300 euro ata para vetëm për barëra nuk mjaftojnë“.

    Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor mes kandidatëve të cilët janë në balotazh. Në rreth të dytë në gjithë vendin garojnë 43 komuna./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Afaristët do të gjejnë gjithmonë dorën e shtrirë të ndihmës

    Lajmi i rradhës

    ASH-AAA dhe Lëvizja Besa: BDI duhet të bjerë nga pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë