Grubi: Afaristët do të gjejnë gjithmonë dorën e shtrirë të ndihmës

    Artan Grubi, Kreshnik Bekteshi dhe Hekuran Duka janë takuar me afaristës e Dibrës.

    Ky takim që vjen në kuadër të fushatës së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku Duka garon për të parin e Dibrës, siç njofton Grubi kishte për qëllim që afaristëve dibranë t’u tregohet se kanë dorën e shtrirë.

    “Kënaqësi të takosh 50 afaristë të suksesshëm të komunës së Dibrës me të cilët diskutuam për rëndësinë e krijimit të klimës pozitive të investimit dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Potencova se afaristët do të gjejnë gjithmonë dorën e shtrirë të ndihmës tek institucionet për të konkretizuar projektet e tyre që janë në shërbim të jetës më cilësore”, tha Grubi, transmeton TV21.

    Paraprakisht ata kanë realizuar edhe takim në Banjat e Dibrës, ku me ndërmarrësin nga Shqipëria Saimir Mane nga Balfin Group. Njoftohet se janë “shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për investime të reja në komunën e Dibrës”.

    “Bashkëpunimi mes qeverisë së vendit, komunave dhe sektorit të biznesit është garancë e dëshmuar e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Nga janari rroga minimale do të jetë 18 mijë denarë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët presin jetë më të mirë pas zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë