Radev: Derisa RMV nuk e pranon historinë siç bëri me Greqinë, nuk mund të themi “po” për negociatat

    Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet i vazhdueshëm i politikës së jashtme bullgare dhe mbështetja e Sofjes për këtë është konzistente, por bazohet në parimet kyçe për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës në Slloveni.

    “Kisha takime të rëndësishme edhe me liderët e institucioneve evropiane, si dhe takim trepalësh me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emanuel Makron në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit kandidat për anëtarësim në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha Radevi.

    Ai theksoi se tema e bisedimeve ishte gjetja e mënyrës për tejkalimin e pengesave para fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, temë e cila, siç tha, “është me rëndësi të madhe për rajonin” për bullgarët maqedonas dhe për vendin dhe rolin e Bullgarisë në BE”.

    “Maqedonia e Veriut nuk mund të kalojë katarzë. Pozicionet tona janë të qarta, derisa bashkëqytetarët tanë i nënshtrohen asimilimit suptil, me kalimin e viteve janë të shtypura dhe të drejtat e tyre themelore dhe nuk janë integruar plotësisht në Maqedoninë e Veriut ne nuk mund të themi “po” për fillimin e bisedimeve”, deklaroi Radevi.

    Në vigjilje të sesionit plenar të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, presidenti Radev i bëri thirrje Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i përmbushë detyrimet e tij nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë, i nënshkruar para katër viteve. Ai e theksoi nevojën për garanci të qarta ligjore se Shkupi do t’i përmbushë obligimet e tij para se Sofja ta heqë veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

    “Më shumë se tre vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes bilaterale për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, nuk është ndërmarrë aksioni i vërtetë nga ana maqedonase”, tha ai, duke shtuar se punojnë në sqarimin më të mirë të pozicionit të Bullgarisë për partnerët evropianë.

    Radevi i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev që të tregojnë “vullnet të nevojshëm për tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet bilaterale”.

    Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radevi tha se shtypja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është sfidë edhe e BE-së, sepse ata “janë shtetas të Bullgarisë dhe shtetas edhe i Unionit” dhe bëri thirrje për “solidaritet evropian edhe me ata edhe më Bullgarinë”.

    “Ajo nuk është as veto, e as stopim i procesit, ne më shumë se kjo nuk kërkojmë, të respektohen parimet themelore evropiane dhe interesat e çdo shteti anëtar të BE-së”, tha Radevi, duke shtuar se, sipas tij, duhet të “çrrënjoset gjuha e urrejtjes, interpretimi për Bullgarinë nga librat, përmendoret, nga politika shtetërore, dhe atëherë do të jenë të gatshme të thonë “po”.

    Radevi tha se bullgarët në vend duhet të numërohen edhe në regjistrimin të popullatës në Maqedoninë e Veriut.

    “Bullgaria kërkon siç ishte njohur e vërteta historike në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë, ashtu të njihet edhe e vërteta historike me Bullgarinë. Presim që protokolli bilateral prej 6 pikave të jetë i gatshëm deri në fillimin e nëntorit. Në protokoll ka zgjidhje të cilat duhet të plotësohen në gjithë procesin e negociatave. Mua më interesojnë punët detyruese që duhet të përfundojnë deri në fillimin e bisedimeve, që të themi “po”, shtoi presidenti bullgar Radev.

    Lajmi Paraprak

    Filipçe hesht për dorëheqjet e drejtorëve Besimi dhe Etemi

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Haraçina ka shpresë dhe perspektivë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë