Radev nënshkroi dekretin me të cilin i propozon Kuvendit të zgjedhë Plamen Nikollov për kryeministër të Bullgarisë

    Presidenti bullgar Rumen Radev ka nënshkruar dekret që i propozon Asamblesë së 46 -të Kombëtare të zgjedhë kandidatin për kryeministër të propozuar nga partia politike “Ka popull të tillë”, Plamen Nikollov. Kjo u kumtua nga kabineti i kreut të shtetit bullgar.

    Plamen Nikollov sot para Radev, brenda afatit kushtetues, paraqiti strukturën dhe përbërjen e kabinetit të propozuar të partisë “Ka popull të tillë”.

    Qeveria që do të propozohet për votim në Kuvend do të ketë dy zëvendëskryeministra – Radi Najdenov, i propozuar për zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane dhe ministër të Punëve të Jashtëm, dhe Petar Iliev – zëvendëskryeministër për Sigurinë dhe Punët e Brendshme, i cili gjithashtu do të jetë ministër i Punëve të Brendshme. Kandidatura e Ilievit është kritikuar nga deputetët me të cilët po zhvillohen bisedime për mbështetje.

    “E di nga përvoja se sa e vështirë është të formosh cabinet qeveritar. Tërhiqni njerëz të ndershëm me pozicione të qarta qytetare me ekspertizën, përvojën dhe vizionin e nevojshëm për zhvillimin e ministrisë përkatëse. Njerëzit të cilët mund të përshtaten në një trup efektiv. Shpresoj se keni arritur në këtë detyrë të vështirë”, tha Radev.

    Asnjë parti në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë nuk ka marrë ende një qëndrim të vendosur për të mbështetur Qeverinë e Plamen Nikollov. Vetëm GERB-i tha në fillim të kësaj jave se ata kishin vendosur të votonin kundër kabinetit të “Ka popull të tillë”.

    Lajmi Paraprak

    Kush do ta pasojë Angela Merkelin?

    Lajmi i rradhës

    Nagoriç i Vjetër, zjarret vihen nën kontroll

    Lajme tjera

    Nesër voton Diaspora

    Diaspora nesër do të votoj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë