Radev – Osmanit: Joparimore t’i jepni ultimatume Bullgarisë

    I pyetur për koment në lidhje me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani se ndoshta ky është shansi i vetëm dhe i fundit që të shpëtohen marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se ka ardhur koha që të thuhet mjaft, presidenti i Bullgarisë Rumend Radev u përgjigj shkurt duke thënë se është “joparimore t’i jepen ultimatume Bullgarisë”.

    Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se gjatë vitit të kaluar Sofja zyrtare ka pasur presion në lidhje me kontestin me Shkupin zyrtar.

    “Bullgaria vitin e kaluar ishte e ekspozuar në presion serioz lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por ne e kemi përballur atë presion”, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev.

    Radev tha se pala bullgare ka sqaruar kërkesat.

    “Mendoj se edhe unë edhe Qeveria kalimtare i sqaruam arsyet dhe shpjeguar pozitat e Bullgarisë dhe ato u pranuan. Bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjuhës së urrejtjes, që është jokompatibile me parimet evropiane”, theksoi Radev pas vendosjes së kurorës me lule në Monumentin e luftëtarit të panjohur në Sofje, me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit.

    Sipas tij, presionit mund t’i rezistohet nëse “ka pozita të qarta të cilat e kanë parasysh interesin bullgar”. “Megjithatë, mbetet të shihet nëse Qeveria do ta mbajë presionin”, shtoi Radev.

    Lajmi Paraprak

    RMV do të kërkojë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin gazsjellësit

    Lajmi i rradhës

    Ligjet e administratës publike në RMV ndryshojnë më ngadalë se sa pritet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë