RMV do të kërkojë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin gazsjellësit

    Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, para publikimit të rishikimit të buxhetit tha se fondet nga arka e ministrisë që ai drejton, jo vetëm që nuk do të shkurtohen, por do të kërkojë edhe pesë milionë euro për ndërtimin e gazsjellësve.

    Paratë e investuara në infrastrukturë, thotë Boçvarski, janë përfitim i shumëfishtë jo vetëm për ekonominë, por edhe për shoqërinë.

    “Ne do të kërkojmë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin shtesë të gazsjellësit. Sepse atje do të kemi një procedurë tjetër për interkonektorin me Greqinë, në një kohë krize energjetike”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

    Fillimi i ndërtimit të interkonektorit me Greqinë u paralajmërua në konferencën ndërkombëtare të ministrave të energjisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë në Bullgari.

    Autoritetet theksojnë se aktualisht janë duke negociuar edhe me Sofjen zyrtare për ndërtimin e një konektori tjetër me Maqedoninë. Pas vendimit të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian për të anuluar gazin rus, vendi u gjend në një pozitë të pa lakmueshme.

    Ky energjetik në Maqedoni vjen vetëm përmes Bullgarisë, kështu që tani po bëhen përpjekje për alternativa të mundshme që do të zvogëlojnë varësinë nga Gazpromi rus.

    Ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm të naftës Alesandropulos pritet të përfundojë në më pak se dy vjet. Projekti kushton 370 milionë euro, ndërsa vendi jonë kontribuon me 25 për qind.

    Gazi natyror rus në vend përdoret nga mbi 50 kompani, kryesisht të vendosura në zona industriale.

    Lajmi Paraprak

    RRITJA E ÇMIMEVE | Qytetarët nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet mujore

    Lajmi i rradhës

    Radev – Osmanit: Joparimore t’i jepni ultimatume Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë