Radev: Të ndërmerren veprime konkrete për zgjidhjen e problemeve me të drejtat e bullgarëve maqedonas

    Presidenti bullgar Rumen Radev pas takimit me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhej në Sofje, deklaroi se ka biseduar me të se duhet të ndërmerren veprime të qarta konkrete për zgjidhjen e problemeve me bullgarët maqedonas, për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, për revizionin e librave, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

    “Ka avancim të caktuar në punën tonë. Ato probleme, falë këmbënguljes së Bullgarisë, formohen dhe shndërrohen në angazhim të BE-së. Çështja është me çfarë instrumente do të garantohet mbrojtja e interesit tonë”, vlerësoi Radev.

    Radev gjithashtu tha se pret nga Qeveria bullgare në mënyrë më kategorike ta mbrojë interesin kombëtar të vendit.

    Lidhur me rezultatet e shpallura nga regjistrimi në Maqedoninë e Veriut, Radev vlerësoi se “kjo është edhe një dëshmi për padrejtësinë e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk guxojnë publikisht të deklarohen se janë bullgarë, në situatën kur mbi 120.000 persona kanë dëshmuar me dokument se janë me prejardhje bullgare”.

    Kjo, sipas Radevit, do të thotë se Bullgaria duhet të vazhdojë me politikën e vetos për fillimin e negociatave për anëtarësim, derisa nuk merr garanci të qarta për këtë.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut tashmë njihet edhe si “Shtet i administratës” | Çdo vit punësohen rreth një mijë persona

    Lajmi i rradhës

    Arifi: Në bazë të regjistrimit të fundit, rezulton që Maqedonia është duke e humbur popullatën e vet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë