“Rama Durrësin do dhe atë do ta marrë”- Artan Fuga zbulon skenarët për zgjedhjet e pjesshme

    Analisti i njohur, Artan Fuga ka zbërthyer situatën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Fuga thekson se Edi Rama do e fitojë më çdo kusht Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që shton se kryeministri të vetmin vend që mund të humbë është Shkodra.

    Sipas tij Shkodrën pritet ta fitojë një njeri i Sali Berishës, ndërsa bashkitë e tjera kryeministri do i ftojë pa u lodhur fare për shkak të përcarjes brenda PD-së.

    “Ai fiton edhe nga uniteti budalla edhe nga përçarja e çmendur me tymçe e qysqi”, shkruan Fuga.

    “Ai kalkulon, analistët dhe propagandistët këndojnë!

    Kot sillen vërdallë analistët, opinionistët, propagandistët ! Edi Rama Durrësin do, dhe atë do ta marrë. Aty luhen dinamikat e forta dhe gjithçka tjetër. I duhet tani sepse të gjitha operacionet e pasurive të paluajtshme duan legjitimitet tani dhe se tani duke pasur bashkinë e rikap bashkinë pas një viti përsëri. Aq i duhet!

    Dhe këtë do e ketë si pasojë e çarjes së partisë demokratike, sepse dje e kishte në xhep në sajë të unitetit të çelniktë të partisë demokratike rreth një absurdi gjoja opozitar. Sot në sajë të përçarjes. Ai fiton edhe nga uniteti budalla edhe nga përçarja e çmendur me tymçe e qysqi. E ka edhe nga shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme që Taulant Balla negocioi dhe ra dakord në Presidencë.

    Kaq i duhet. Vora c’i duhet nëse kryetari i bashkisë të Vorës nuk i hipën në kokë të bllokojë rrugën e Rinasit. Ç’e do Rrogozhinën, veçse nëse kryetari i bashkisë atje hap dyert e burgut, por nuk besoj, edhe Lushnjen e merr pa e dashur veçanërisht, kurse Shkodrën që kurrë nuk e pasur, o e merr vetë, o merr njeriu i Sali Berishës!

    I fituar nga të gjitha anët. Dhe të mendosh që i futi në xhep me një çmim shumë të lirë sikurse do të shihet…, së shpejti!!!”, thekson Fuga. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Stephen Constantine, trajneri më i suksesshëm anglez

    Lajmi i rradhës

    Opozitarizmi në grackat e pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë