Rama në Turqi: Diskutojmë për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

    Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i vendit Edi Rama thotë se ka diskutuar rreh planeve për ndërtimin e një fabrike vaksinash anti-COVID në Shqipëri.

    Shefi i mazhorancës ka ndarë në faqen zyrtare takimin që ka zhvilluar distributorin e vaksinës kineze “Sinovac”, Canturk Alagöz.

    Ardhja e vaksinave kineze në Shqipëri nuk është bërë me marrëveshje direkte me prodhuesit kinezë, por sigurimi i tyre siç e ka pohuar vetë z. Rama është bërë përmes distributorit nga Turqia.

    “E falënderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”, shkruan Rama.

    Lajmi Paraprak

    Rashidi: Kryeministri shqiptar i BDI-së, mashtrim si presidenti konsensual

    Lajmi i rradhës

    Kasami takohet me Zaevin dhe diskutojnë për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë