Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi në “Rruga Drejt” tha se befasia e paralajmëruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim është mashtrim i radhës nga kjo parti me qëllim që të mjegullohen çështjet tjera që tangojnë qytetarët. Rashidi tha se ky parlajmërim sipas opozitës shqiptare paraqet fiasko tjetër të BDI-së.
Shumë e vështirë të presësh befasi nga e vjetra. Pas fiaskos me presidentin konsesnsual të LSDM-së, pas fiaskos me kryeministrin shqiptar. BDI-ja ka qenë në kërkim të një mashtrimi tjetër për qytetarët në këto zgjedhje. Me këtë fyhet rëndë inteligjenca dhe mendja e shqiptarëve, ku ta di unë me idenë për kryetar të Shkupit shqiptar apo diçka të ngjashme. Kjo nbëhet me çëllim për tu marrë me njerëz të mëdhenj, për tu harruar problemet e njerëzve të vegjël”, tha mes tjerash Rashidi.