Rama: Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qarta

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvlerësoi letrën e mbërritur në adresë të qeverisë shqiptare nga ajo autoritetet ruse, ku shprehet shqetësimi për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

    “Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje shumë të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një zhurmë brenda tij katundi, mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokratë”, tha Rama.

    Letra në fjalë, i është dërguar disa qeverive europiane dhe asaj amerikane e kanadeze. Ajo u quajt nga Sali Berisha si një kërcënim i Rusisë për Shqipërinë, që sipas tij, vjen për shkak se Rama ka kapitulluar përballë Vuçiç dhe Putin.

    Lajmi Paraprak

    Rruga deri te bursa

    Lajmi i rradhës

    Fluturimi i parë Sofje-Shkup do të realizohet më 11 shkurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë