Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe kanë folur për marrëdhëniet biletarale, duke theksuar nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.
“Mëngjes pune me Presidentin, Rumen Radev, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama në Facebook. /Nistori/