Ramadani kërkon takim urgjent me ndërkombëtarët për parregullsitë zgjedhore në Bërvenicë

    Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë.

    Ranadani përmes profilit të tij në Facebook thekson se ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës.

    “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës

    Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore.

    Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë.

    Është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare”, shkruan Ramadani.

    Ai shton se kjo kërkesë bëhet në frymën e transparencës, drejtësisë dhe respektit ndaj vullnetit qytetar.

    Ndryshe Ramadani më herët shkroi se ditëve në vazhdim do t’i publikojë, sipas tij, të gjitha pazaret e pista dhe të vërtetën e hidhur të kryetarëve të partive politike shqiptare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tre deputetë do të lënë parlamentin dhe do të udhëheqin komunat

    Lajmi i rradhës

    VMRO DPMNE fitoi 55 komuna bashkë me Qytetin e Shkupit, VLEN 9, LSDM 6 dhe AKI 4

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë