Tre deputetë do të lënë parlamentin dhe do të udhëheqin komunat

    Në seancën e parë plenare të Parlamentit që do të mbahet sot, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pritet të deklarohet se tre anëtarë të kësaj përbërjeje parlamentare në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë zgjedhur kryetarë komunash.

    Bëhet fjalë për Elizabeta Stamenkovska-Trajkovska në Kisella Vodë, Jane Micevski në Sopishtë dhe Dejan Prodanovski nga Prilepi.

    Vendet e Stamenkovska-Trajkovska dhe Micevski duhet të plotësohen nga deputetët e radhës në listën e njësisë zgjedhore 1, ndërsa Prodanovski duhet të plotësohet nga ai i njësisë zgjedhore 4.

    Parashikohet që deputetëve t’iu drejtohet kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rusopulos, ndërsa gjatë ditëve pasuese pritet që buxheti për vitin 2026 të hyjë në procedurë parlamentare. Aktivitetet e Parlamentit paraprakisht ishin pezulluar për shkak të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen.

    Lajmi Paraprak

    Nutricionistët zbulojnë kur të hani mollën që të rritni energjinë

    Lajmi i rradhës

    Ramadani kërkon takim urgjent me ndërkombëtarët për parregullsitë zgjedhore në Bërvenicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë