Ramiz Merko të jep llogari për keqpërdorim të buxhetit të komunës së Strugës

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për media ka denoncuar kryetarin aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Sipas ASH bëhet fjalë për zhvatje e vjedhje të miliona eurove prej buxhetit të qytetarëve të Strugës nga ana e çiftit Ramiz Merko – Armen Kadriu, nëpërmjet një koncesioni të dyshimtë, me plotë shkelje ligjore të lidhur gjatë mandatit të dytë të Ramiz Merkos ndërmjet komunës së Strugës dhe një kompanie private për ndriçimin publik, njofton Nistori.

    “Siti Lajt është kompania, e cila për mirëmbajtjen e ndriçimit publik po merr miliona euro nga Buxheti i Struganëve, nga buxheti i familjeve tona. Shumëkush në Strugë ka shprehur dyshimet për pronarët e vërtetë të kësaj kompanie, ndërsa ne jemi këtu për ta dëshmuar atë me fakte. Milionat që Komuna e Strugës ja jep kësaj kompanie shkojnë direkt në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut dhe këtë e dëshmojnë dhjetëra transaksione bankare të siguruara nga ne e të cilat do t’ua dorëzojmë të gjithë mediave në vend. Do t’u dorëzojmë të dhëna për datat, shumën dhe subjektet e transaksioneve, por jo edhe ekstraktet origjinale, pasi duam të ruajmë sigurinë e burimit.
    Për të gjitha këto transaksione janë të njoftuara edhe Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, ndërsa për arsyen e mosreagimit të tyre, do të duhet të përgjigjen vet ata.

    Miliona euro nga Siti Lajt janë paguar në xhirollogarinë private të Armen Kadriut dhe familjarëve të tij dhe në xhirollogarinë e UNIVERSITETIT PRIVAT TË RAMIZ MERKOS. Këto transaksione dëshmojnë më së miri lidhjen e  klanit MERKO – KADRIU me kompaninë Siti Lajt dhe me vjedhjen që po na bëhet përditë. 

    Që skandali të jetë më i madh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij mandati ua pagoi 50 përqind të borxheve komunave. Komunës së Strugës iu ndanë mbi 2 milionë euro, ndërsa Ramiz Merko mes dhjetëra kompanive, zgjodhi pikërisht SITILLAJTIN për tja paguar njëherësh mbi 1.2 milionë euro prej këtyre mjeteve. Arsyeja dihet. 

    Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë për shërbimet e kësaj kompanie. Fshatra e lagje të tëra të Strugës për çdo natë janë në terr e aspak të sigurta, përfshirë këtu qendrën e qytetit, Ladorishtin, Veleshtën, Oktisin, Livadhinë, Llozhanin, Vranishtën, Misleshovën e shumë e shumë lagje nga të cilat na kanë ardhur denoncime”, thonë nga ASH.

    Ata kërkojnë llogari nga Merko për këtë skandal dhe i ftojnë institucionet relevante të kryejnë detyrën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hajredini citon Friedman: Të gjitha borxhet e sotme janë taksat e së nesërmes

    Lajmi i rradhës

    Nga 15 nëntori për të hyrë në objektet e mbyllura, qytetarëve do t’u kërkohet certifikatë të vaksinës kundër Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë