Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), ka publikuar raportet përfundimtare nga revizioni i kryer për respektimin e rekomandimeve të partive politike: LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Alternativa. Është konstatuar se LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë zbatuar rekomandimet e ESHR-së, ndërsa Alternativa ka zbatuar vetëm njërin rekomandim. Sa i përket BDI-së, me këtë revizion kemi konstatuar se nga dy rekomandime të dhëna në Raportin Përfundimtar, një rekomandim është zbatuar dhe një tjetër rekomandim nuk është zbatuar.
“Statusi i zbatimit të rekomandimeve dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së masave të marra na jep bazën për të shprehur konkluzionin se subjekti ka ndërmarrë veprime dhe masa për një pjesë të rekomandimeve të dhëna, çka do të thotë se ka nevojë për aktivitete shtesë në periudhën e ardhshme për zbatimin e plotë të rekomandimeve”, thuhet në raportin e ESHR-së për BDI.
ESHR vërejti se në BDI kishte pagesa për anëtarësim në parti që e kalonin shumën e lejuar. “Masa e kuotës së anëtarësimit si një nga burimet private të financimit të partive politike, të cilën anëtari i partisë e paguan çdo vit si shumë të rregullt, rregullohet me nenin 14 të Ligjit për financimin e partive politike, sipas të cilit shuma e Kuota e anëtarësimit për një periudhë njëvjeçare për secilin anëtar individualisht, nuk duhet të jetë më e lartë se paga mesatare e paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin paraprak, të cilën e publikon Enti Shtetëror i Statistikave”, nënvizohet në revizion.
VMRO-DPMNE nuk e ka zbatuar rekomandimin për shpalosjen e duhur të pasurisë në raportin përfundimtar. “Personat përgjegjës të VMRO-DPMNE-së, pas përfundimit të procedurës së iniciuar pranë organeve kompetente, të ndërmarrin masa dhe aktivitete për deklarimin përkatës të pasurisë së paluajtshme në raportin balancues”, shkruhet në raportin e ESHR-së.
Situata e krijuar, e cila i referohet procedurës gjyqësore të iniciuar nga organet kompetente në tetor 2018, me të cilën VMRO-DPMNE- së i ndalohet tjetërsimi i një pjese të objekteve në pronësi të partisë për ta dhënë me qira, deri në përfundimin e procedurës pranë autoritetit kompetent, e cila ndikon në vlerën e parashikuar të një pjese të pasurisë së paluajtshme të treguar në bilanc, për të cilën ESHR, ka raportuar në kontrollet e kryera në vitet e mëparshme, mbetet i pandryshuar.
“Theksojmë se gjatë vitit 2022 është nxjerrë aktgjykimi nga gjykata kompetente, pas së cilës është paraqitur ankesë nga partia politike VMRO-DPMNE. Deri në ditën e njoftimit të revizionit të kryer, procedura ende nuk ka përfunduar”, thuhet në raportin e ESHR-së.
LSDM-ja nuk e zbatoi rekomandimin për miratimin e aktit për rregullimin e mënyrës së mbledhjes, pagesës dhe raportimit të kontributeve individuale të mjeteve në bazë të anëtarësimit. Me kontrollimin e dokumentacionit për mënyrën e mbledhjes, pagesës dhe raportimit të të ardhurave në bazë të kuotës së anëtarësimit, revizioni vërtetoi se situata e konstatuar në Raportin Përfundimtar të ESHR-së është pasqyrave financiare nuk ka ndryshuar në vitet e fundit.