RAPORTI I KOMISIONIT EUROPIAN – GEER: Të përforcohet demokracia dhe sundimi i së drejtës

    “Raporti i Komisionit Europian për përparimin e vendit i përmbush kushtet për nisjen e bisedimeve, por duhet të vazhdohet me reformat për realizimin e përparimit drejt zbatimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të së drejtës, reformat në administratën shtetërore”.

    Ky është mesazhi i euroambasadorit në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

    “Duhet të kontribuoni që të përforcohet demokracia dhe sundimi i së drejtës. Nevojitet rishqyrtimi i Kodit Zgjedhor dhe të mos keqpërdoret flamuri evropian dhe të ketë përdorim më të vogël të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Parlamenti duhet ta forcojë rolin e vet dhe të ketë dialog konstruktiv mes partive politike”, tha Geer.

    Ndryshe, shqyrtimi i Raportit me vonesë për gati 5 muaj nga prezantimi, siç tha kryetari i komisionit, Arbër Ademi, është për shkak të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së qeverisë së re.

    Lajmi Paraprak

    RMV, për 10 vite janë larguar 1200 mjekë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që ndihmojnë organizmin e njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë