Raporti i OKB-së: Maqedonia do të përgjysmohet deri në fund të këtij shekulli

    Deri në fund të këtij shekulli Maqedonia pritet të numërojë 50 për qind më pak banorë. Vendi renditet mes dhjetë vendeve (i teti) që kanë tendenca të theksuara të rënies së popullsisë në dekadat e ardhshme. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara (OKB) 2022 për “Perspektivat e Popullsisë Botërore” Bosnja dhe Hercegovina renditet e para në listën e vendeve me popullsinë më në rënie në botë, pasi ky vend i rajonit po humbet mbi 1.5 për qind të popullsisë së saj çdo vit.

    Ndër dhjetë vendet e para ishin Serbia dhe Kroacia, njëra në vendin e shtatë dhe tjetra menjëherë pas saj, në vendin e tetë Maqedonia. Sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë (në shtator të vitit 2021), Maqedonia e Veriut numëron 1.836.713 banorë, që do të thotë 223,081 njerëz ose 10 për qind më pak se popullsia e vlerësuar në vitin 2016 dhe 236.989 persona ose 11.4 për qind më pak krahasuar me vitin 2011.

    “Sa i përket strukturës së moshës, popullsia po plaket. Nga periudha e vitit 2011 deri në vitin 2021, pjesa e popullsisë së moshuar (65 e lart) u rrit nga 11.8 për qind në 17.2 për qind. Në periudhën nga viti 2010 deri në 2020, pjesëmarrja e popullsisë së re (0-14 vjeç) në total u zvogëlua nga 17.4 për qind në 16.1 për qind dhe pjesa e popullsisë së moshuar (mbi 65 vjeç ) u rrit nga 11.7 për qind në 14.8 për qind”, u konstatua në regjistrimin e fundit të popullsisë. Sipas projeksioneve për dekadat e ardhshme OKB pret që Letonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania, Kosova, Armenia, Maqedonia, Polonia të humbasin 40 deri në 50 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të këtij shekulli.

    Analiza e situatës së popullsisë konfirmoi se Bosnja dhe Hercegovina është një vend me lindshmërinë “më të ulët të ulët” në botë – 1.25, nivele të larta migrimi dhe plakjeje të njerëzve, si dhe pabarazi gjinore të rrënjosura thellë, paralajmëroi së fundmi John Kennedy Mosoti, përfaqësues i Fondit të Popullsisë së OKB-së në Bosnje dhe Hercegovinë, pas përpilimit të Projeksionit për popullsinë e vendit për periudhën 2020-2070.

    Ai vlerësoi se deri në vitin 2070, tendencat dhe pabarazitë e tilla demografike do të çojnë në një ulje të popullsisë së përgjithshme me më shumë se 50 për qind, ndërsa struktura demografike do të anohet nga popullsia e moshuar, me peshën e saj në numrin e përgjithshëm të banorëve mbi 40 për qind.

    Sipas raportit gjatë dekadave të ardhshme, migrimi do të jetë nxitësi i vetëm i rritjes së popullsisë në vendet me të ardhura të larta. Në të kundërt, për të ardhmen e parashikueshme, rritja e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme të ulëta do të vazhdojë të nxitet nga një tepricë e lindjeve mbi vdekjet. Të gjitha vendet, qofshin ato që përjetojnë fluks hyrje apo dalje të emigrantëve, duhet të ndërmarrin hapa për të lehtësuar migrimin e rregullt e të sigurt,rekomandohet nga OKB. “Kjo analizë arrin në përfundimin se, me një probabilitet prej 95 për qind, madhësia e popullsisë globale do të jetë midis 9.4 dhe 10.0 miliardë në 2050, dhe midis 8.9 dhe 12.4 miliardë në 2100”, thuhet në raport. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Kosova më e varfra, Maqedonia më e pasur se Shqipëria dhe Bosnja

    Lajmi i rradhës

    Ruskovska ka aplikuar në konkursin shtetëror për Prokurorinë Publike të Shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë