Rashidi: ASh është parti serioze, përfshirja jonë në qeveri është spekulim

    I pyetur për një deklaratë të Arben Taravarit, i cili thotë se nëse ASh-ja do të merrte një ofertë për përfshirje në qeveri, ata do ta shqyrtonin, Syrija Rashidi “Rruga Drejtë” në Alsat tha se këto janë spekulime, përcjell Nistori.

    “Aleanca për Shqiptarët është subjekt serioz politik e cila nuk sjellë vendime në bazë të thashethemeve hipotetike, por vendimet politike i ka në bazë të asaj çka është reale dhe objektive”, tha Syrija Rashidi nga ASh-ja.

    Rashidi përgënjeshtroi zërat se ASh-ja do të përfshihet në qeveri.

    “Unë jam anëtar i kryesisë së partisë dhe në asnjë mbledhje nuk është parashtruar kjo temë”, theksoi  Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: Izet Mexhiti më ka qëndruar pranë, që kur më përjashtuan nga Lëvizja Besa

    Lajmi i rradhës

    Mbrojtja e të dhënave personale e qytetarëve në rast të pëlqimit të dhënë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë