Rexhepi: Izet Mexhiti më ka qëndruar pranë, që kur më përjashtuan nga Lëvizja Besa

    Kastriot Rexhepi në “Rruga drejtë” në Alsat, në lidhje me bashkimin eventual të tij me ”grupin e zjarrit”, tha se me Izet Mexhitin ka patur gjithmonë raporte të mira, pavarësisht ndarjeve partiake, përcjell Nistori.

    Në këtë takim jemi takur me Izet Mexhidin, Blerim Bexhetin dhe mikun tim Alkon për kafe, por sigurisht edhe për situatën e krijuar politike, duke u siguruar që zhvillimet e fundit të mos kenë pasoja në rrugën integruese të vendit“, tha Kastriot Rexhepi.

    Ai shtoi gjithashtu se Izet Mexhidi i ka qëndruar afër që nga momenti kur ka vendosur të mos votojë për rrëzimin e qeverisë vitin e kaluar dhe se në takimin e fundit kanë biseduar edhe për kalimin eventual në BDI.

    Rexhepi: Shpëtimi i Qeverisë nga mosbesimi, ishte gjëja e duhur

    Mua më ka përjashtu partia ime politike, kështu tha Kastriot Rexhepi, duke shtuar se partia e tij nuk ka pranuar që të ketë mbledhje të organeve.

    “Partia ime më ka përjashtuar, duke mos pranuar as mbledhjen e organeve të sajë, as para veprimit as pas veprimit tim, për të dëgjuar argumentet e mia”, tha Kastriot Rexhepi.

    Ai theksoi se kryetari i partisë së tij, e ka përjashtuar nga partia permes rrjeteve sociale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot në Ohër do të protestohet kundër hapjes së shoqatës bullgare, MPJ bën thirrje për sjellje të matur

    Lajmi i rradhës

    Rashidi: ASh është parti serioze, përfshirja jonë në qeveri është spekulim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë