Rasti “Alfa” | Familjarët sigurojnë dëshmi të reja, presin rihapjen e rastit (Video)

    Ka përfunduar ekspertiza për rastin “Alfa”. Familjarët, incizimin që e kanë pasur nga momenti i kryerjes së aktit, e kanë dorëzuar në një shtet të huaj për të bërë ekspertizë. Por, meqë kualiteti ka qenë shumë i dobët, është realizuar forenzikë.

    Tanimë gjithçka e përgatitur, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Shkup nga ku pritet edhe shqyrtimi i saj.

    Familjari i njëri të të dënuarve në këtë rast, Ramiz Dauti për TV21 thotë se kanë siguruar shumë dëshmi të reja dhe se presin rihapjen e rastit.

    “Për shkak se në vendin tonë mungon teknikë adekuate, dhe kemi mungesëper shkak se  të resurseve njerëzore të kësaj lëmie, neve familjarët kemi qenë të detyruar që të kërkojmë ekspertizë të videos në një shtet të huaj. Pas dy muaj, ekspertiza tani është gati dhe është dorëzuar dhe bërë analizë e detajuar.

    Pasi video kishte kualitet shumë të dobët, nuk kishe mundësi të qartësohen pamjet, por është bërë forenzika. Nga ajo janë siguruar shumë dëshmi të reja, që besojmë se do të ndihmojë në rihapjen e rastit për rigjykim”, tha Dauti.

    Më shumë për rastin dhe videon e cila është dorëzuar për ekspertizë, në videon në vijim.

    Lajmi Paraprak

    Protesta, rezistenca dhe fuqia e insistimit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për mungesën e pasaportave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë