Qytetarët ankohen për mungesën e pasaportave

    Pavarësisht ankesave të qytetarëve, Ministria e Brendshme thotë se nuk ka mungesë të materialit për dokumentet personale. Nga dikasteri i brendshëm pranojnë se ka vonesa në procedura por shtojnë se kjo është për shkak të rritjes enorme të kërkesave. Sipas zëdhënësit të MPB-së gjatë pandemisë nuk ka pasur kërkesa për dokumente të reja. Jo zyrtarisht, dhënia e dokumenteve me emrin e ri kushtetues do të nis gjatë muajit korrik.

    Nuk ka asnjë problem me prokurimin e dokumenteve personale. Por në këtë periudhë ka një rritje enorme të kërkesave për lëshimin e dokumenteve të reja për udhëtim. Gjatë kohës së pandemisë kur kufijtë ishin të mbyllur qytetarët nuk kanë udhëtuar dhe për këtë shkak edhe pse i ka skaduar afati i dokumenteve, nuk kanë kërkuar dokumente të reja. Tani përnjëherë kërkojnë të gjithë”– deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

    Nga MPB njoftojnë se është zhbllokuar edhe procedura për targat e reja të automjeteve.

    Kishte një ndalesë për shkak se ndryshuam operatorin prodhues. Tani ka mbaruar procedura dhe ka operator të ri që e furnizon MPB-në me targa të reja dhe qytetarët mund të adresojë në qendrat teknike dhe polici”.

    Në tre muajt e fundit qytetarët janë ankuar për vonesa në procedurat administrative për marrjen e dokumenteve personale dhe caktimin e terminëve. Gjithashtu edhe shoferët kanë adresuar ankesa për shkak të mungesës së targave në qendrat teknike. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Alfa” | Familjarët sigurojnë dëshmi të reja, presin rihapjen e rastit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Riparimi i fasadave në Çair, një tjetër premtim i dështuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë