Rasti me parcelat për EVN-në, LSDM: Me paratë që i kanë marrë të dyshuarit, është financuar VMRO-DPMNE-ja

    Sipas LSDM-së, rasti çon drejt VMRO DPMNE-së dhe dyshojnë se me paratë që i kanë marrë të dyshuarit, është financuar partia.

    Por, VMRO DPMNE i hedh poshtë akuzat dhe kërkon që secili që ka gabuar para ligji, të jap llogari.

    “Një nga të dyshuarit është truproja i Mickoskit, njëfarë Vllatko Ilievski, me kontratë prej 500.000 euro marramendëse apo gjysmë milion euro. Informacionet publike nëpër mediat tregojnë se në mënyrë krejtësisht të dyshimtë ka shitur ngastra prej rreth 40.000 metër/katrorë. Por, ai nuk i ka blerë, por i ka marrë dhuratë. I dyshuar për veprën penale “mashtrim në shërbim” është Igor Gievski, ish kryetar i UFR-së së VMRO DPMNE-së. Gjithashtu, i dyshuar është edhe Mirosllav Mitovski, i biri i ish kryetarit të Gjorçe Petrovit nga VMRO DPMNE”, tha Darko Kaevski- deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.

    “Tentojnë ta shpërqendrojnë opinionin nga sjellja devijuese në Parlament, nga inflacioni, jeta e vështirë, gjithë shkeljet që na ndodhin në bazë ditore, me atë që diçka negative në shoqëri do ta lidhin me mua. Të jemi të saktë, unë besoj në prezumimin e pafajësisë, por gjithashtu secili që ka gabuar para ligjit, motër apo vëlla, do të japë llogari. Koha e individëve të pandëshkuar në shoqëri ka mbaruar”, u shpreh Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    “Finance Think”, kritika për ribalancimi

    Lajmi i rradhës

    Cërvenkovski: Marrëveshja me Bullgarinë, hapi kutinë e Pandorës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë