Rasti Sejdini, Policia Financiare shqyrton kallëzimin penal

    Policia Financiare është duke punuar në verifikimin e pretendimeve nga kallëzimi penal kundër kreut të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini. Në rrethana jo zyrtare nga ky institucion na thanë se është formuar lëndë e cila po shqyrtohet, por pa dhënë afat konkret për aktivitetet e mëtejshme. Ndërkohë në Qeveri, respektivisht zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska vazhdon heshtjen. Kjo e fundit bashkë me organin ekzekutiv më 28 qershor kanë pranuar kallëzimin penal anonim kundër kreut të Administratives, por deri tani nuk e kanë parë të rrugës që të reagojnë madje as pas deklarimit të Sejdinit i cili ditë më parë hodhi poshtë akuzat dhe i cilësoi tendencioze.

    Kallëzimet penale përmbajnë pretendime të cilat sipas denoncuesve, Sejdini në cilësinë e kreu të Gjykatës Administrative ka shpërndarë lëndë në mënyrë manuale dhe duke keqpërdorur sistemin AKMIS, ka vjetërsuar qëllimisht lëndë financiare dhe ka kryer punësime nga familje të njëjta për të cilat sipas tyre krijohet bazë për konflikt interesi.

    Sejdini ditë më parë përmes një konference për media hodhi poshtë të gjitha pretendimet, duke thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje manuale të lëndëve gjyqësore. Sipas tij, kallëzimet kanë për qëllim prishjen e imazhit të tij dhe të institucionit. Ndërkohë Komisioni për parandalimin e korrupsionit njoftoi se është formuar lëndë dhe po punohet në drejtim të vërtetimit të pretendimeve. Ndërkohë Këshilli Gjyqësor pas denoncimit të marrë vendosi që në shtator të formon Komision për kontroll në Gjykatën Administrative.  /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kontrolli i Prokurorisë, Merko regjistron dyshime për 30 vepra penale

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pagave për 10 për qind në sektorin publik, nuk i zgjidhi të gjitha problemet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë