RASTI TNT | Gruevski i shpëton dënimit me burg prej 9 vjetësh

    Ish kryeministri Nikolla Gruevski i shpëtoi dënimit më të lart me burg, përkatësisht dënimit prej 9 viteve në rastin “TNT” që i referohej rrëzimit të paligjshëm të objektit “Cosmos”. Bashkë me Gruevskin shpëtoi edhe ish ministri i Transportit, Mile Janakievski, ndërsa akuza do të pushon edhe ndaj të dënuarve të tjerë. Avokat i Janakievskit tha se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë plotësuar kriterin e vjetërsimit absolut të veprës dhe për këtë arsye akuza duhet të pushohet.

    “Sipas dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale, Gjykata e Apelit tani duhet ta ndryshon vendimin e shkallës së parë duke sjell vendimin për pushimin e aktakuzës për shkak të vjetërsimit absolut. A do ta bën këtë mbi bazën e ankesave apo në bazë të detyrës zyrtare (për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal) kjo do të varet nga e drejta e tyre”, tha Elenko Millanov, Avokat i Mile Janakievskit.

    Biznesmeni Fiat Canovski ditë më parë denoncoi shkeljet që janë bërë në Gjykatën Penale dhe Gjykatën e Apelit gjatë procesit gjyqësor për rastin “TNT”. Sipas tij, procesverbali nga gjykimi është falsifikuar dhe i është dhënë për nënshkrimin gjykatësit që ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore. Përfaqësuesi juridik i Canovskit shpalosi edhe shkeljet ligjore që janë bërë sipas tyre nga gjykatësi Gjoko Ristov për mos veprim në afatet e parapara me ligj dhe pezullim të lëndës me qëllim vjetërsimin e saj. Akuza për rastin “TNT” i referohej rrëzimit jo ligjor të objektit “Cosmos” i ndërtuar aso kohe nga biznesmeni Canovski.

    Përgjimet kishin dëshmuar se me urdhër të Gruevskit dhe me miratim të Janakievskit objekti i Canovskit është rrëzuar si rezultat i hakmarrjes politike. Dëmi që ish kryeministri i ka shkaktuar kompanisë arrijnë mbi 11 milionë euro, ndërsa Canovski tha se dëmshpërblimin do ta kërkon nga gjykatësi Ristov përmes padisë për shpërdorim me detyrën zyrtare. Akuza për rastin “TNT” është e dyta me radhë nga e cila shpëton Gruevski falë ndryshimeve të reja në Kodin Penal. Ditë më parë pushi akuza që ndaj tij rëndonte në rastin “Trajektorja” për autostradat kineze në vend, projekt ky që buxhetin e shtetit e kishte dëmtuar me plotë 155 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: nuk janë “europianë” ata që e shpresojnë shpëtimin e Gruevskit

    Lajmi i rradhës

    Lloga liron nga detyra gjyqtarin Llazar Nanev

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë