Frosina Remenski do të garojë për kryetar të LSDM-së

    Ish-nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski ka dorëzuar kandidaturën për kryetare të kësaj partie. Ajo është kandidatja e dytë, që do të futet në garën për këtë post. Paraprakisht kandidaturën e tij e ka dorëzuar edhe zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.

    LSDM-ja për më 12 dhjetor ka caktuar zgjedhjet brenda-partiake. Këto zgjedhje pasuan pas dorëheqjes së kryetarit aktual të partisë, Zoran Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Ratkoceri: Zaevi ka ardhur në një situatë komike, duhet të lutet Gashi apo Hoxha për të bërë qeveri

    Lajmi i rradhës

    Aksidenti në Bullgari: Filipçe: Po punohet në kryerjen e analizave të ADN-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë