Reagon kabineti i Zaevit ndaj Dimitrovit: Tregoni pse jeni kundër qëndrimeve tona ndaj Bullgarisë

    Pozicionet e mia ishin të ndryshme në shumë tema. Qëndrimi im ka lidhje edhe me një luftë tjetër. Njëjtë e rëndësishme, nëse jo edhe më e rëndësishmja. Këto janë parimet e politikës për të cilën unë ëndërrojë dhe angazhohem. Dimitrov tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria e ardhshme, por si rezultat i qëndrimeve të tij në raport me kontestin me Bullgarinë, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Nikolla Dimitrov në preskonferencën e tij të fundit. Nga kabineti kërkojnë që Dimitrovi të tregojë arsyet e deklaratave të tij, përcjell Nistori.

    “Nikolla Dimitrov u pajtua me qëndrimet e Maqedonisë në këto negociata, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e qëndrimeve tona, përmes procesit të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Nëse Dimitrov është kundër ndonjë prej qëndrimeve që kemi ndërtuar së bashku, është e ndershme për shkak të popullit të thotë dhe të shpjegojë pse, sepse përndryshe mbetet përshtypja se mospjesëmarrja e tij në qeverinë e ardhshme është arsyeja e manifestimeve kaq të pasaktë dhe spekulative, me qëllim që të vendosë barrë mosbesimi ndaj qeverisë”, thuhet në reagimin e kabinetit të Zoran Zaevit.

    Dimitrov deklaroi sot hapur se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues, jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A mund të “blihet” liria me garanci?

    Lajmi i rradhës

    Dokumentari “65 Roses” që ndjek “luftën” e 14-vjeçares Yllka Leti, shet piktura për t’u shëruar nga fibroza cistike (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë