Reeker: ShBA-ja nuk do të angazhohet në Ballkan si në 30 vitet e fundit

    Ish-diplomati amerikan Philip Reeker, ka theksuar se SHBA-të nuk do të përfshihen në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç ka qenë në 30 vitet e fundit.

    Ish-Ndihmës Sekretari amerikan Shteti tha se 30 vjet më parë, pas Deytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme amerikane

    Mirëpo, Reeker vuri në dukje se rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga ç’është në të vërtetë.

    Siç raporton “Danas“, Reeker theksoi se rajoni mbetet një udhëkryq i rëndësishëm për energjinë, por edhe një terren për fuqitë e tjera që të përpiqen të përhapin ndikimin e tyre.

    “Është e vështirë për mua të kuptoj lidhjen me Rusinë, sepse nuk kam parë që ajo të ketë bërë diçka të prekshme për Serbinë. Beogradi është një qytet i madh evropian, një qytet i inovacionit, teknologjisë, shkencës, dhe duhet të vazhdojë në atë rrugë, për të rifituar rolin e tij në rajon, në një mënyrë paqësore me fqinjët e tij, duke përparuar në rrugën evropiane”, theksoi Reeker,  duke folur në forumin e “Iniciativës Pupin” në Beograd .

    Tutje ai tha se “duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-të nuk do të angazhohen drejtpërdrejt si në 30 vitet e fundit”.

    Ndërkohë George Friedman, themelues dhe president i organizatës “E ardhmja gjeopolitike”, tha se SHBA-ja nuk është përgjegjëse për të gjithë botën.

    “Ata nuk po e lënë atë, por po tërhiqen”, tha Friedman. 

    Lajmi Paraprak

    “Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike”

    Lajmi i rradhës

    Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë