Reeker: ShBA-të kanë investuar mbi 560 milionë euro për reformat gjyqësore, qytetarët e RMV duan rezultate

    Ish-ambasadori amerikan në Maqedoninë e Veriut dhe ish-ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Philip Reeker u shpreh se komentet e ambasadores së SHBA-ve, Angela Ageler në letrën e drejtuar disa institucioneve dhe pushtetit gjyqësor janë të njëjta komente kur ka qenë ambasador në Shkup para 15 viteve.

    “Njerëzit janë të pakënaqur në lidhje me korrupsionin. Këtu nuk bëhet fjalë për parti politike, por për vendime shtetërore në përgjithësi. Të gjithë duhet ta shfaqin se do ta ndryshojnë këtë. ShBA-të e mbështetën këtë”, u shpreh Reeker në intervistën e tij për “TV Sitel”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Ai shtoi se ShBA-të investojnë në përpjekjet reformuese përmes programeve të ndryshme në mënyrë që të ndihmojnë reformat gjyqësore dhe gjatë këtyre viteve kanë investuar mbi 560 milionë euro.

    “Atë investim dëshirojmë ta shohim edhe në rezultate. Të mirën e këtij investime do të duhej ta gëzonin njerëzit në RMV. Edhe ne kemi debate në SHBA, kanë edhe vendet tjera, por të gjithë bashkë duhet të bëni përpjekje për të parë ndryshime dhe qasje të ndryshme”, u shpreh Reeker.

    Lajmi Paraprak

    Situatë e rëndë në sektorin e shëndetësisë – mjekë dhe infermierë ikin nga vendi

    Lajmi i rradhës

    A është e dëmshme zierja e perimeve? Si t’i ruani lëndët ushqyese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë