Reeker vjen në Maqedoninë e Veriut – cila është arsyeja vizitës?

    Në fillim të muajit korrik, ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për çështje europiane dhe euroaziatike, Philip Reeker vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.

    Ai do të vizitojë Ohrin nga 1 korriku deri në 3 korrik, ndërsa paraprakisht do të vizitojë Milanon dhe Tiranën, informon Departamenti i Shtetit i SHBA.

    “Ambasadori Reeker do të mbërrijë në Ohër më 1 korrik për të marrë pjesë në konferencën “Rruga për në Prespë” dhe për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në rajon”, thuhet në deklaratën e Departamentit.

    Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë “për të diskutuar përparësitë e përbashkëta të RMV në Ballkanin Perëndimor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Disa ushqime të pasura me proteina të rekomanduara nga dietologët

    Lajmi i rradhës

    Japoni, prezantohet Fshati Olimpik për 11 mijë sportistë, një muaj para fillimit të Lojërave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë