Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim doemos të ketë”, sot ka protestuar para Ministrisë së Arsimit Kjo iniciativë kundërshton digjitalizimin e teksteve shkollore dhe paralajmëruan edhe referendum për propozim ligjin për digjitalizimin e teksteve shkollore, njofton Nistori.
“Shkojmë para së gjithash fillimisht në referendum, edhe atë do të shkojmë në referendum të obligueshëm, jo në konsultativ dhe do t’i shohim qëndrimet e të gjithë prindërve. Akademik, profesor, mësimdhënës, profesionist pensionist më lusin dëshpërimisht, na lusin nevev prindërve t’i shpëtojmë fëmijët tanë dhe ajo na nxit të shkojmë përpara me qëllim që ta ndalojmë këtë propozim ligj. Protestohet në më shumë qytete dhe do të dëgjohet zëri i qytetarëve. Politika të mbahet anash fëmijëve tanë, sot dëgjohet zëri i prindërve. Nuk duam monolog, duam të dëgjohet pakënaqësia jonë, duam dialog”, deklaroi njëri nga prindërit, pjesëmarrës në protestat e sotme.
Nga ana tjetër Ministria e Arsimit është deklaruar se nuk do të dorëhiqen nga miratimi i ligjit të ri për tekstet shkollore për arsim fillor dhe të mesëm. /Nistori/