Rënia e peshës së Europës në skenën botërore

    Andrew Tettenborn
    “The Spectator”

    Vizita e dështuar e Emmanuel Macron në Pekin ka një domethënie edhe më të madhe nga sa duket në pamje të parë. Pasojat e menjëhershme – refuzimi i prerë i Xi Jinping për të ndryshuar qëndrimin ndaj Ukrainës dhe këmbëngulja e më vonshme e Macron se Franca nuk ishte një vasale e SHBA-së lidhur me këtë çështje, dhe tepër e shqetësuar me atë që Kina mund të bënte në Tajvan – ngjajnë me një poshtërim të dukshëm kombëtar ndaj Francës dhe me një tërheqje të Macron nga pozitat e tij fillestare, për të shpëtuar fytyrën e Parisit dhe për të fituar favorin e Kinës.

    Dhe në fakt kështu është. Por dëmet shkojnë përtej kësaj. Në këtë dështim ekziston edhe një dimension i fortë të BE-së. Ai tregon dobësinë dhe përçarjen në rritje të  Evropës, sa herë që ajo provon të projektojë fuqinë e saj në skenën botërore.

    Thelbi i problemit është se negociatat me Xi nuk ishin një çështje franceze, por edhe një operacion diplomatik i BE-së. Macron nuk shkoi vetëm në Pekin. Ai shoqërohej nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila shtoi qartazi peshën e Evropës me kërkesën e pasuksesshme ndaj Xi-së për të hequr dorë nga mbështetja e tij e fshehtë për Rusinë.

    Për më tepër, pak orë pas samitit në Pekin, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që normalisht mund t’i besohet shprehja me besnikëri e pikëpamjes së  nomenklaturës së Brukselit, shprehu një mbështetje të madhe për deklaratën e Macron.

    Po ashtu, ai iu referua me kujdes qëndrimit gjithnjë e më të favorshëm të udhëheqësve evropianë ndaj idesë së shprehur të Macron për “autonominë strategjike” nga Shtetet e Bashkuara. Këto pika kanë shumë rëndësi, pasi prej tyre burojnë 3 gjëra.

    E para është se meqë kundërshtimi i Xi-së iu drejtua po aq BE-së sa edhe Francës, çdo pretendim i BE-së për të vepruar si një bosht i fuqisë së butë midis Kinës dhe SHBA-së është dobësuar ndjeshëm tanimë. Në rast se Xi është i lumtur të përballet me një kërcënim të fortë nga Brukseli, kjo nuk përbën një ogur të mirë për ndikimin diplomatik shumë të lavdëruar të Evropës si një peshë e rëndë ekonomike, edhe pse jo ushtarake.

    E dyta është se Brukseli po sinjalizon qartazi, se preferon marrëdhëniet e qeta me Kinën sesa të shihet se po merr anën e Tajvanit. Kujdesi specifik i Charles Michel mbi idenë se Evropa duhet ‘të ndjekë sistematikisht pozicionin e Shteteve të Bashkuara për të gjitha çështjet’ duket më shumë si një deklaratë e koduar, e cila mbështet më tepër qëndrimin e Francës dhe për këtë arsye edhe të vetë  Gjermanisë (e cila ka arsye të forta të mos acarojë marrëdhëniet me Pekinin: vetëm Voklswagen ka 33 fabrika në Kinë, që prodhojnë rreth 5 milionë makina në vit). Kudo që Taipei kërkon ndihmë, shanset e tij për ta gjetur atë në Evropën Perëndimore nuk janë premtuese.

    E treta është se shumëkush mund të jetë gjithnjë e më skeptik ndaj pretendimeve për unitetin evropian për çështje të këtij lloji. Në të njëjtën kohë që Brukseli po mburrej për unitetin e vet, Polonia po e bënte shumë të qartë pikëpamjen e saj të ndryshme.

    Pak ditë përpara se të shkonte në SHBA për bisedime me zëvendëspresidentin amerikan, kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri një deklaratë të llogaritur me kujdes që godiste qasjen e Macron. Për të, lidhjet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA-në ishin “themeli absolut” i sigurisë së Evropës.

    “Në vend të ndërtimit të autonomisë strategjike nga Shtetet e Bashkuara, unë propozoj një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara”- theksoi ai. Dhe nuk ishte i vetmi në këtë qëndrim. Shumë diplomatë të pa identifikuar por të zemëruar të Evropës Lindore, njëri prej të cilëve shtetet baltike, ishin gjithashtu shumë kritikë ndaj asaj që ata e shohin si mëndje-madhësi të  Francës, duke shprehur neveri ndaj idesë se njerëzit në Evropë duhet t’i shohin të baraslarguara pozicionet e Kinës dhe SHBA-së, dhe duke shtuar se është koha që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara.

    Me këndvështrime të tilla nga shtetet e BE-së që janë një përvojë vetjake kundër regjimeve jo liberale, idetë e Evropës që flasin me një zë mbi çështjen e gjeopolitikës duken më shumë se kurrë një ëndërr. Ajo që mund të sjellë  e gjithë  kjo, është shfaqja e një mënyre të re për të bërë biznes ndërkombëtar në Evropë.

    Praktika tradicionale, sipas së cilës një “përgjumje” nga kancelaritë e Berlinit, Parisit dhe Brukselit do të diktonte efektivisht qëndrimin publik të bllokut, nuk ka funksionuar jashtëzakonisht mirë (këtë e dëshmojnë përpjekjet shumë të ngathëta të BE-së në bllokun ish-sovjetik, të cilat tani rrezikojnë ta përfshijnë atë në konfliktin midis armiqve të mëdhenj Armenisë dhe Azerbajxhanit).

    Në kushtet kur vendet e Evropës Lindore, shumë prej të cilave kanë prioritete dhe morale ndërkombëtare shumë të ndryshme nga Brukseli, janë tani më të hapura për pozicionet e tyre, shanset e saj për të mbijetuar janë pothuajse zero.

    Shtetet si Polonia, që po rriten ekonomikisht në krahasim me vendet gjithnjë e më shumë në stanjacion të Perëndimit dhe që tani aspirojnë haptazi të jenë fuqia kryesore ushtarake në BE, ka të ngjarë të udhëheqin përmes bindjes dhe shembullit. Nëse Brukseli nuk e kupton këtë, duke preferuar të evokojë angazhimin zyrtar të BE-së për një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ajo do të bëhet gjithnjë e më e parëndësishme.

    Në politikën e brendshme të Bashkimi Evropian, ne kemi parë gjithnjë e më shumë qendrën politike të gravitetit të zhvendoset drejt lindjes. Tashmë duket shumë e mundshme që të shohim të ndodhë e njëjta gjë edhe në lidhje me politikën e saj të jashtme. BE-ja komode dhe e parashikueshme që kemi njohur për 30 vitet e fundit po zhduket shumë shpejt para syve tanë. Do të jetë mirë  që ne dhe Brukseli të mësohemi me këtë gjë.

    Lajmi Paraprak

    Përse duhet t’i bëni fillimisht ushtrimet më të vështira?

    Lajmi i rradhës

    Dhimbje shpine e shkaktuar nga astma | Simptomat që nuk duhen injoruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë