Revizioni: Në MPPS ka parregullsi – nuk janë regjistruar plotësisht mjetet materiale

    Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut pas revizionit të kryer në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale ka konstatuar disa parregullsi, për çka ka adresuar disa rekomandime ndaj këtij institucioni.

    “Nuk është kryer me rregull dhe i plotë regjistrimi i mjeteve, kërkesave dhe detyrave me të cilat disponon MPPS-ja dhe nuk janë evidentuar plotësisht mjetet materiale”, theksojnë nga Revizioni.

    Në raportin e përpiluar, Revizioni ka shpreh mendim të pavolitshëm në bazë të vërtetësisë dhe objektivitetit të raporteve financiare dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare.

    “Të vendosen kontrolle të rregullta / kohëpaskohshme gjatë miratimit të vendimit nga Qendrat për Punë Sociale, të rregullohen mënyrat dhe kriteret për zgjedhje, kualifikimet e nevojshme, e drejta dhe shuma e kompensimit të Komisioneve dhe zbatimi i plotë i regjistrimit dhe evidentimi i të gjithave pajisjeve që nuk janë evidentuar”, rekomandojnë nga Revizioni.

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimi tronditës i Leon Trotskit për masakrat serbe ndaj shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Ukraina s’ka vdekur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë