Revolucioni i 1911 hapi rrugën e ndryshimeve të thella

    Presidenti kinez Xi Jinping tha të shtunën në një konferencë me rastin e 110 vjetorit të  Revolucionit të vitit 1911, se kjo ngjarje  hapi rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne.

    Njëqind e dhjetë vjet më parë, revolucionarët kinezë të përfaqësuar nga Sun Jat Seni mahnitën botën kur filluan Revolucionin e vitit 1911. “Ata rrëzuan dinastinë Qing, i dhanë fund monarkisë absolute që kishte sunduar Kinën për mijëra vjet, dhe shtruan rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne,” vuri në dukje Xi.

    “Me fuqinë e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin e thellë, Revolucioni i vitit 1911 solli transformimin shoqëror në Kinë dhe çoi në kërkimin e rrugës drejt përtëritjes kombëtare,” shtoi ai duke  bërë thirrje për të nxjerrë mësime nga e kaluara në procesin e arritjes së ribashkimit të plotë të Kinës dhe për të çuar përpara kauzën e madhe të rilindjes kombëtare.

    Presidenti theksoi se pjesa kontinentale u përmbahet politikave bazë të ribashkimit paqësor dhe parimit “Një vend, dy sisteme”, mbështet politikën e “Një Kine” dhe Konsensusin e vitit 1992 dhe punon për zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

    Pas viteve të punës së palodhur, rilindja e kombit kinez është bërë një domosdoshmëri historike, me institucione e themele më të forta dhe një mendim më aktiv”, tha Xi.

    Ndërkohë, ai vuri në dukje se agresioni dhe hegjemonia nuk janë në gjenet e popullit kinez. “Kina do të mbetet një mbrojtëse e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe ruajtëse e rendit ndërkombëtar, dhe ne do të bëjmë çmos për të dhënë kontribute edhe më të mëdha për njerëzimin,” theksoi  presidenti kinez.

    Lajmi Paraprak

    Donacionet private të cilët Visar Ganiu “i shet” si të arritura të tij

    Lajmi i rradhës

    Sot përballja Krasniqi – Boesel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë