Rexhepi: Besoj se Alternativa do bëhet pjesë e qeverisë

    Anëtari i kryesisë së Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd theksoi sot se parimisht beson që organet e partisë do të vendosin që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë.

    Në pritje të takimit të kreut të Alternativës Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje të mundshme të Alternativës në Qeveri, Rexhepi tha se partia pret që prioritet t’i japin proceseve integruese evropiane të vendit dhe premtimeve programore për qytetarët.

    ”Në parim besoj se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë .Dallimet në parti janë shkrirë dhe pres që organet partiake të marrin vendim për të hyrë në Qeveri, por do të presim deri në vendimin përfundimtar. Integrimi i vendim në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë. Besoj se do t’i japim prioritet proceseve integruese evropiane, si dhe realizimit të programit Alternativa që ua premtoj qytetarëve dhe votueseve tanë”, tha Rexhepi për ”Sloboden Peçat”.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Qeveria do të fokusohet në zhvillimin e ekonomisë e jo në zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Zaev dhe Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe kursin europian të vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë