REXHEPI I BINDUR NË DATËN PËR MAQEDONINË: Jemi shumë pranë tejkalimit të pengesave dhe fillimit të bisedimeve

    Deputeti tashmë i përjashtuar nga Lëvizja Besa, Kastriot Rexhepi, i cili e prishi mocionin e mosbesimit të opozitës ndaj qeverisë, për TV Sitel ka deklaruar se është i bindur që Maqedonia do të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian deri në fund të janarit, përcjell Nistori.

    Ai beson se ky është një moment i rëndësishëm për vendin.

    “Jemi shumë pranë tejkalimit të pengesave dhe fillimit të bisedimeve. Kemi informacione nga përfaqësues të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara, por edhe të Qeverisë. Ne jemi informuar nga kryeministri gjatë koordinimit të partnerëve të shumicës, ku është thënë se dokumenti tashmë është dërguar në përgjigje të kërkesave për sqarim të mëtutjeshëm të disa pikave që kanë qenë pengesë”, shton Rexhepi.

    Por tani për tani, Bullgaria nuk e ndryshon qëndrimin e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian (BE). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Jam somaleze, jam myslimane”, rrëfimi i gruas me ngjyrë që do të udhëheqë qytetin amerikan me shumicë të bardhë

    Lajmi i rradhës

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë