Rezoluta e VMRO-DPMNE-së deri të premten do të dorëzohet në kuvend

    VMRO-DPMNE nesër ose deri të premten do të dorëzojë në Kuvend Rezolutën për vijat e kuqe të vendit në negociatat me Bullgarinë. Deputeti Timço Mucunski, thotë se për Rezolutën nuk duhet të negociohet, pasi ajo, është në favor të shpejtimit të perspektivës evropiane dhe forcimin e sovranitetit shtetëror dhe nacional të Maqedonisë.

    Nuk ka çfarë të negociohet. Mund të diskutohet për ndonjë detaj, për disa çështje më të imëta, por unë nuk besoj se këtu në Kuvend mund të përgatisim diçka më kompetente nga ajo që është përgatitur nga ASHAM ose në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’. Andaj unë mendoj se kjo është përmbajtja për të cilën duhet të bisedojmë dhe debatojmë në suaza të Kuvendit dhe të shohim nëse ka mundësi për arritjen e konsensusit përkatës – tha Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kërkoi nga partia shqiptare në pushtet, BDI-ja që të reflektojë në interes të shtetit dhe jo në interes të fqinjëve dhe shteteve të tjera. Në intervistë për “Veçer” Mickovski tha se habitet që Bujar Osmani vazhdon të jetë ministër i Jashtëm. Nga ana tjetër, Osmani, në “Utrinski Brifing” deklaroi se qëndrimi i BDI-së është se Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, konsensusin shtetëror të arritur në lidhje me Bullgarinë, rrezikon ta shndërrojë në çështje etnike, gjë që përbën dëm të madh për shtetin.

    Qëndrimi jonë është se ky proces duhet të fillojë prej në zero, të ulen partitë politike, nëse duhet të miratohet ndonjë rezolutë duhet të jetë prodhim i konsensusit i të gjithëve e jo të imponohet nga një parti politike. Kam frikë se shndërrimi nga pozitë shtetërore në pozitë etnike është një nga dëmet më të mëdha që mund të bëhet – deklaroi Bujar Osmani, BDI.

    Nga LSDM, të cilët e mbështesin Rezolutën e VMRO-DPMNE-së, thonë se qëndrimi i BDI-së është e drejtë e tyre.

    Çdo kush ka të drejtë të veprojë si të dëshirojë në Kuvend, por ajo që është me rëndësi është të thuhet se të gjithë e kanë të qartë se për Identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk negociohet dhe nuk duhet të jenë temë e negociatave dhe asnjëherë nuk kanë qenë -thonë nga LSDM-ja.

    Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se vendimin përfundimtar për mbështetjen ose jo të Rezolutës së VMRO-DPMNE-së do ta marrin në mbledhjet e radhës të organeve partiake./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASH reagon për marrjen e dokumentave personale

    Lajmi i rradhës

    Sindikatat paralajmërojnë për shkelje të të drejtave të punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë