ASH reagon për marrjen e dokumentave personale

    Sot në një konferencë për media, Shefik Duraku nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka reaguar për marrjen e dokumentave personale, përcjell Nistori.

    “Prej dje është dhënë urdhër nga Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Administrata që mos të jepet asnjë termin për dokumenta personale, për shkak të mungesës së egzemplarëve në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe. Mungesa e fletë udhëtimeve pamundëson ardhjen e diasporës në vendlindje.
    Apeli jonë është deri te ministri i Punëve të Jashtme që ta merr seriozisht këtë çështje dhe të gjejë zgjidhje për qytetarët që kanë dokumente të skaduara. Vendimin që Ministria e Punëve të Jashtme e solli ose më saktë Qeveria, njoftoi shtetet e Bashkimit Europian se vazhdohet afati i pasaportave të RMV-së deri në 31 dhjetor 2021 dhe kjo nuk respektohet nga asnjë shtet”, theksoi Duraku. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Koha e misrave të pjekur | Vlerat e forta për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Rezoluta e VMRO-DPMNE-së deri të premten do të dorëzohet në kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë