Rezultatet e analizës së ADN-së për identifikimin e viktimave në Bullgari pritet të jenë gati për disa ditë

    Rezultatet e analizës së ADN-së pritet të jenë gati për disa ditë, për të identifikuar me siguri viktimat e aksidentit në autostradën “Struma” në Bullgari, deklaroi drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetimor të Bullgarisë Borisllav Sarafov që së bashku me kolegët e tyre maqedonas kanë specifikuar mënyrën se si do të bëhet hetimi i aksidentit, përcjell Nistori.

    Në vendin e aksidentit, Sarafov dhe zëdhënësja e prokurorit publik Shijka Mileva kanë biseduar me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe shefen e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

    “Bullgaria pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të dërgojë material biologjik nga familjarët e të vrarëve në autobusin e djegur në autostradën “Struma” për të përfunduar punën në analizat e ADN-së”, tha Sarafov.

    Ai tha se viktimat dhe dëshmitarët okularë po merren në pyetje, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Tre autobusët e tjerë, sqaroi Sarafov, kanë lëvizur 15-20 minuta para atij që ka marrë flakët, si dhe se në të ka qenë edhe shoferi i dytë, por nuk dihet nëse është në mesin e të mbijetuarve. Autobusi ishte relativisht i ri, rreth tre vjeç dhe do të bëhet ekspertizë komplekse mjeko-ligjore dhe teknike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këto ushqime nuk skadojnë kurrë

    Lajmi i rradhës

    Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë