Rezultatet e KQZ për 97.71% të votave të numëruara

    Rezultatet preliminare të KQZ-së për 97.71% të votave të numëruara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar në kohë reale numrin e votave të numëruara.

    Me 97.71% të votave të numëruara deri në orën 17:12, Vetëvendosje renditet e para me 336 mijë e 249 vota apo 40.94%.

    Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.11% të votave apo 181 mijë e 616 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.67% apo 145 mijë e 103 vota.

    Koalicioni AAK-NISMA-Intelektualët-Konservatorët kanë 7.44% të votave apo 61 mijë e 118.

    Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni në këtë LINK.

    Në bazë të 92.10% të dhënave të procesuara nga KQZ, në zgjedhje kanë marrë pjesë 799 mijë e 954 votues.

    Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Interneti: një botë e mundësive, por edhe rreziqeve për të rinjtë në RMV

    Lajmi i rradhës

    MPSDR vlerëson se Shabani ka shkelur ligjin dhe të drejtat e fëmijëve në “Pranvera” — ky i fundit mohon akuzat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë