Rezultatet e para jozyrtare, Fronti Europian humb një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore

    Fronti Europian do të ketë një deputetë më pak, gjegjësisht 8, në njësinë e gjashtë zgjedhore, aq sa do të ketë edhe koalicioni VLEN, tregojnë rezultatet e para jozyrtare.

    Pas përfundimit të numërimit të votave në Llërc të Zhelinës, VLEN ka fituar një deputet me shumë në zonën 6, në krahasim me votimet e kaluara ku ky koalicion fitoi shtatë deputetë.

    Sipas rezultateve, në Llërcë, VLEN ka marrë 498 ndërsa Fronti Europian 48 vota.

    Ndërsa sa i përket rivotimit në njësinë e pestë zgjedhore, nuk do të ndryshojë numri i mandateve. VMRO-DPMNE nuk ka marrë deputet plus dhe situata me deputetët e BDI-së në njësinë e pestë zgjedhore do të mbetet e njëjtë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Azizi: Fituam bindshëm në Llërc, VLEN do të ketë një deputet më shumë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë e shkakton plakjen e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë